CarbonPlant Sh.a
Linja e Prodhimi te pastes Elektrodave SODERBERG
Prodhime Karbonike SH.A. (Carbon Plant. Co) është 100 % private, nga viti 1996.
Sipërfaqja totale 76 580 m2; e mbuluar rreth 20 000 m2. Sheshe teknologjike e rruge 42 900 m2;
Janë të instaluara 900 ton makineri pajisje. Ngarkesa maksimale elektrike është 10250 KVA.
Ne disa nga objektet dhe ambjentet e saj prodhohet Pasta e Elektrodes Soderberg, qe nga viti 1987.
Pasta e elektrodave Soderberg, eshte nje produkt mjaft I rendesishem per industrine e ferrolidhjeve (ne elektrometalurgji). Eshte nje produkt i thjeshte ne dukje, por mjaft i nderlikur per shkak te shnderrimeve qe ai peson ne procesin e formimit te elektrodave vetepjekese gjate perdorimit. Realizohet nga Lende te Para me baze karboni te cilesise se larte, te kalcinuara dhe pekut te qymyrgurit duke u kombinuar ne funksion te cilesise, receptures dhe procesit te perzierjes se tyre ne temperature deri 1700C . Prodhimi yne i pastes mbeshtetet ne eksperiencen shume vjecare studimore eksperimentuese, teknologjine e percaktuar nga ana jone, nje ekip te kualifikuar ne pune te vazhdueshme qysh nga startimi i prodhimit (berthama e tij) dhe natyrisht te gjitha eksperiencat me te mira te prodhuesve te ndryshem ne bote, por sidomos problematikat me te cilat jane ndeshur te gjithe perdoruesit ne kete periudhe 35 vjecare. Nga viti 1987 eshte furnizuar me pasten tone te elektrodave industria Shqiptare e Ferrokromit dhe Karbitit. Ne vitin 1991 pasta jone e elektrodave eshte eksportuar ne industrine e ferrolidhjeve ne Maqedoni, fillimisht ne FeNi Industries,me elektrofurra 75 MVA, pasuar me Jugochromin, Metalurgjine e (SiMn). Ne vazhdimesi kane qene mjaft perdorues te tjere dhe kohet e fundit ,Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kosova, Ukraina (Nikopol), me furra nga 6–45 MVA. Kerkesa kemi patur nga mjaft kompani deri tek ato Angloamerikane, Japoni, etj. Kapaciteti yne I prodhimit te pastes Soderberg eshte mbi 5000 MT/vit.
Prodhojme Paste electrode Soderberg me veti sipas kerkesave dhe natyres se perdoruesit.
PASTE E ELEKTRODE SODERBERG
Carbon Products, ish-pjesë e uzinës metalurgjike, ka filluar prodhimin e pastës së elektrodës Soderberg që në vitin 1986 për industrinë FeCr në Shqipëri. Në vitin 1991 ky produkt u eksportua në Maqedoni për industrinë e FeNi, FeSi, SiMn dhe më vonë në vende të tjera dhe Evropë.
Carbon Products, ish-pjesë e uzinës metalurgjike, ka filluar prodhimin e pastës së elektrodës Soderberg që në vitin 1986 për industrinë FeCr në Shqipëri. Në vitin 1991 ky produkt u eksportua në Maqedoni për industrinë e FeNi, FeSi, SiMn dhe më vonë në vende të tjera dhe Evropë.
Vetitë themelore të pastës së elektrodës Soderberg, të prodhuar nga ne, janë
PASTE E GJELBËR
PASTE E PJEKUR (e kalcinuar ne 1000oC)
Madhësia: Briket (70 x 70 x 35 mm)
Paketa: Qese e madhe (1 ton) ose pjesa më e madhe
Cilësia e pastës së elektrodës mund të zgjidhet sipas kërkesave të përdoruesit.
E përdorur në furrat me hark elektrik për prodhimin e FeCr, FeNi, FeSi, SiMn dhe ferroaliazheve në përgjithësi, pasta Söderberg është zemra e proceseve në industrinë elektrometalurgjike.
Prodhimi ynë është i një standardi cilësor të nivelit më të lartë botëror, i konfirmuar nga përdoruesit. Në mars të vitit 2004, në Gjermani u vlerësua me çmimin “HARKU I EVROPËS”, GOLD, për cilësinë dhe teknologjinë, si dhe shumë çmime të tjera ndër vite.
Certifikatat tona.