Pasta e elektrodave Soderberg, eshte nje produkt mjaft I rendesishem per industrine e ferrolidhjeve (ne elektrometalurgji). Eshte nje
produkt i thjeshte ne dukje, por mjaft i nderlikur per shkak te shnderrimeve qe ai peson ne procesin e formimit te elektrodave vetepjekese
gjate perdorimit. Realizohet nga Lende te Para me baze karboni te cilesise se larte, te kalcinuara dhe pekut te qymyrgurit duke u
kombinuar ne funksion te cilesise, receptures dhe procesit te perzierjes se tyre ne temperature deri 1700C . Prodhimi yne i pastes
mbeshtetet ne eksperiencen shume vjecare studimore eksperimentuese, teknologjine e percaktuar nga ana jone, nje ekip te kualifikuar ne
pune te vazhdueshme qysh nga startimi i prodhimit (berthama e tij) dhe natyrisht te gjitha eksperiencat me te mira te prodhuesve te
ndryshem ne bote, por sidomos problematikat me te cilat jane ndeshur te gjithe perdoruesit ne kete periudhe 35 vjecare. Nga viti 1987
eshte furnizuar me pasten tone te elektrodave industria Shqiptare e Ferrokromit dhe Karbitit. Ne vitin 1991 pasta jone e elektrodave
eshte eksportuar ne industrine e ferrolidhjeve ne Maqedoni, fillimisht ne FeNi Industries,me elektrofurra 75 MVA, pasuar me
Jugochromin, Metalurgjine e (SiMn). Ne vazhdimesi kane qene mjaft perdorues te tjere dhe kohet e fundit ,Azerbajxhani, Gjeorgjia,
Kosova, Ukraina (Nikopol), me furra nga 6–45 MVA. Kerkesa kemi patur nga mjaft kompani deri tek ato Angloamerikane, Japoni, etj.
Kapaciteti yne I prodhimit te pastes Soderberg eshte mbi 5000 MT/vit.
Prodhojme Paste electrode Soderberg me veti sipas kerkesave dhe natyres se perdoruesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *